Bota

Trump: “Nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për t’u sulmuar”

Trump: “Nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për t’u sulmuar”

Presidenti amerikan Trump ka riafirmuar mendimin e tij se lufta kundër Iranit mund të përfundojë shpejt.

Nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për t’u sulmuar”, tha  Presidenti i SHBA Donald Trump  për platformën e lajmeve Axios. Fundi i luftës varet vetëm nga vullneti i tij.

Sipas deklaratave të tij, SHBA kanë bombarduar më shumë se 5.000 objektiva në Iran. Këto përfshijnë qendrat e komandës së Gardës së Revolucionit, sistemet e mbrojtjes ajrore, lëshuesit e raketave, vendet e programit bërthamor iranian, anijet dhe aeroportet ushtarake. Selitë e udhëheqësve politikë dhe fetarë janë sulmuar gjithashtu. Ajatollah Ali Khamenei u vra në një nga sulmet. Ndërkohë, biri i tij, Mukhtaba, është emëruar pasardhësi i tij. Por objektivat e ndjekura nga qeveria amerikane me sulmet e saj janë reduktuar që nga fillimi i luftës. Ndërsa fillimisht fokusi ishte në ndryshimin e regjimit dhe shkatërrimin e plotë të programit bërthamor të Iranit, kohët e fundit qëllimi ka qenë të frenohen aftësitë ushtarake të Iranit.

Ndaj / Сподели