Një 74-vjeçar nga Tetova është gjetur pa shenja jete në një hotel në zonën e Bit Pazarit në Shkup, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas policisë, më 1 qershor 2026, rreth orës 11:40, në SPB Shkup është raportuar nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore se në hotel është gjetur trupi i pajetë i Z.J. (74) nga Tetova, i cili kishte qëndruar si mysafir në objekt.
Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune në trup.
Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga shërbimet kompetente, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion, i cili pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes.
Institucionet kompetente po vazhdojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rastit.
Kronika e zezë
Tetovari u gjet pa shenja jete në hotel në Shkup, prokuroria urdhëron të bëhet obduksion
