Një tërmet me magnitudë 3.0 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e kaluar, në ora 00:06, duke u ndjerë në Gostivar dhe zonat përreth, shkruan Tema.mk
Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ka qenë pikërisht në qytetin e Gostivarit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë nga shumë qytetarë, të cilët raportuan se tërmeti zgjati vetëm disa sekonda. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar./Tema.mk
