Lajmi ditës

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor, 2 të vdekur, ja detajet

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor, 2 të vdekur, ja detajet

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet ishte ndjekur nga një parking disa minuta para aksidentit për shkak të drejtimit të rrezikshëm, ndërsa menaxherët e parkingut njoftuan autoritetet.

Shoferi më pas u përpoq t’i shpëtonte Policisë dhe të largohej me makinë. Pak më vonë, ai u përplas me një makinë që ishte ndaluar në semafor, duke rezultuar në vdekjen e menjëhershme të dy shoferëve.

Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje, të cilët nxorën të plagosurin, i cili u dërgua me ambulancë në spital. Autoritetet po presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse shoferi kishte konsumuar ndonjë substancë dhe po drejtonte në këtë mënyrë apo nëse vuante nga ndonjë sëmundje.

Ndaj / Сподели