Një ngjarje e rëndë ka tronditur pollogun, pasi një i ri nga Kallnik ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas informacioneve që mëson Tema.mk, bëhet fjalë për 14-vjeçarin Esmer Mamuti, i cili jetonte në SHBA dhe ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motor elektrik.
Lajmi për vdekjen e tij ka qarkulluar edhe në rrjetet sociale, duke shkaktuar dhimbje dhe reagime të shumta nga familjarë, miq dhe bashkëfshatarë. Sipas njoftimit, i riu pritet të varroset sot në vendlindjen e tij.
Redaksia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mamuti për këtë humbje të madhe./Tema.mk/
