Lajmi ditës

Stoilkoviq konfirmon largimin si ministër, ja çfarë thotë për buxhetin

Stoilkoviq konfirmon largimin si ministër, ja çfarë thotë për buxhetin

Ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, deklaron se para largimit nga funksioni po e lë ministrinë “të rregulluar dhe të organizuar”, me një buxhet të zvogëluar më shumë se trefish krahasuar me vitin 2021 dhe me programin K-5 të shfuqizuar plotësisht, përcjellë Tema.mk.


Sipas Stoilkoviqit, buxheti i Ministrisë është ulur nga 577,8 milionë denarë në vitin 2021 në 173,5 milionë denarë në vitin 2026, pa u ndërprerë aktivitetet programore. Ai thekson se me këtë është ndërprerë praktika e shpenzimit të parave publike për qëllime të papërshtatshme.


Ai shton se ka përfunduar procesi i risistemimit të nëpunësve administrativë të përfshirë në programin K-5, për të cilin pohon se më parë kishte mundësuar pagesën e pagave për persona që nuk paraqiteshin në vendin e punës.
Stoilkoviq vlerëson gjithashtu se Ligji i ri për përfaqësim adekuat dhe të drejtë, i cili ndodhet në procedurë parlamentare, do të sigurojë profesionalizëm më të madh, përfshirje dhe kompetencë në administratën publike./Tema.mk

Ndaj / Сподели