Lajmi ditës

SKANDAL: Kthehet në punë anesteziollogu që inçizonte live në “TikTok” gratë në gjinekologji në Tetovë

SKANDAL: Kthehet në punë anesteziollogu që inçizonte live në “TikTok” gratë në gjinekologji në Tetovë

Gjykatat e kthyen në punë doktorin ‘TikTok-er’ që incizonte paciente në gjinekologjinë e Tetovës.

Një sërë lëshimesh procedurale dhe boshllëqe të dyshimta ligjore tregojnë se institucionet e drejtësisë janë të përkushtuara të tregojnë forcë se po i zgjidhin rastet vetëm në momentin e parë dhe vetëm nëse rasti bëhet skandal publik. Sapo zhduket vëmendja, ndodhin gjëra të çuditshme.

Për shembull, prokurori i Tetovës, Bashkim Hiseni, nuk ka marrë deklarata nga viktimat, por vetëm nga njëri prej bashkëshortëve. Ai nuk është ankuar as për rigjykimin, madje edhe e ka rikualifikuar lëndën.

Gjykata e Apelit, e njohur në opinion për zvarritjet kontroverse të lëndëve, edhe në këtë rast ka mundësuar që rasti proceduralisht të bie.
IRL

Ndaj / Сподели