Duke folur në seancën e pyetjeve të deputetëve ministri Jeton Shasivari u shpreh se mesazhi i tij për gjykimin e krerëve të UÇK-së ka qenë institucional, evropian, për maturi shtetërore, për qetësi, por siç tha ai u shtrmbërua për qëllim të manipulimit politik. Ndërsa i sugjeroi deputetes Ajdari që ta pyes kryetarin e partisë së saj se përse ka kërkuar dhe lobuar për krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe çfarë ka dëshmuar Ahmeti në Hagë.“Cila është kundërthënia e juaj e nderuar. Kjo është një pyetje që duhet ti bëhet opinionit publik. Pse ajo që BDI sot e quan të papranueshme, nuk ishte e tillë kur kryetari i këtij subjekti politik e mbështeste fuqimisht dhe lobonte fuqimisht në Kuvendin e Kosovës që të formohet kjo gjykatë Speciale. Këtë pyetje duhet të ja bëni kryetarit tuaj sepse ai edhe ka dhënë dëshmi te Dhomat e Specializuara. Çfarë ka dëshmuar atje, cila ka qenë dëshmia e tij?”, ka deklaruar Shasivari.Ai shtoi se qëndrimi i tij mbetet i njejtë si para si pas vendimit, se nuk e zëvendëson gjykatën me politikën, dhe derisa vendimi nuk është i plotëfuqishëm ai nuk duhet të paragjykohet. Ndërsa theksoi se në asnjë moment nuk duhet të vihet në pikëpyetje sakrifica e popullit të Kosovës për liri dhe pavarsi.
Lajmi ditës
Shasivari: Pyeteni Ali Ahmetin pse loboi për Gjykatën Speciale dhe çfarë ka dëshmuar aty
