LAJME
Lajmi ditës

Shasivari-Gyrlek: Drejtësia forcon partneritetin mes Maqedonisë së Reriut dhe Turqisë

Shasivari-Gyrlek: Drejtësia forcon partneritetin mes Maqedonisë së Reriut dhe Turqisë

Forcimi i bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe thellimi i partneritetit institucional ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë ishin në fokus të takimit bilateral të Ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, me Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Turqisë, Akın Gyrlek, i cili është nikoqir i Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll.Në takim u shkëmbyen mendime për sfidat aktuale në drejtësi, proceset reformuese dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive.Në qendër të bisedimeve ishin sundimi i ligjit, dialogu institucional dhe shkëmbimi i përvojave e praktikave të mira, si bazë për sisteme më efikase dhe më të besueshme të drejtësisë.Ministri Shasivari theksoi rëndësinë e marrëdhënieve partnere me Republikën e Turqisë dhe gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht përmes shkëmbimit institucional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në drejtësi.Takimi u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes së ministrit Shasivari në Samitin Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll, i cili mbledh ministra të drejtësisë dhe përfaqësues të lartë nga shtete të ndryshme, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e drejtësisë.

Ndaj / Сподели