Më shumë se 5.600 persona janë privuar nga liria, janë ngritur 1.135 kallëzime penale dhe policia ka kryer 1.158 kontrolle në shtëpi dhe ambiente të tjera, në kuadër të aksionit operativ “Pastruesi”, të cilin Ministria e Punëve të Brendshme e zbaton në të gjithë territorin e shtetit që nga shtatori i vitit 2024.Aksioni është i orientuar drejt zbulimit dhe luftimit të krimit të dhunshëm, tregtisë së paligjshme me drogë dhe krimit ndërkufitar, si dhe identifikimit dhe zbardhjes së dukurive të ndryshme kriminale dhe shoqërore devijante, transmeton portali Lideri.mk.Që nga fillimi i aksionit e deri më tani, zyrtarët policorë kanë kontrolluar dhe përcaktuar identitetin e 74.229 personave. Janë kryer gjithashtu 158.955 kontrolle të personave, automjeteve dhe bagazheve.Në kuadër të masave të ndërmarra, gjithsej 5.628 persona janë privuar nga liria, janë kryer 1.158 kontrolle në shtëpi dhe ambiente të tjera, ndërsa janë ngritur 1.135 kallëzime penale.” “Nga numri i përgjithshëm i kallëzimeve penale, 88 kanë të bëjnë me vepra penale të krimit të dhunshëm, ndërsa 1.047 kallëzime lidhen me tregtinë e paligjshme me drogë.
Lajmi ditës
Rekord në Maqedoni: Në një aksion janë arrestuar 5.628 persona, ka zgjatur dy vite!
