LAJME
Taravari: Artan Grubi ka avancuar qindra shqiptarë!Kasami dhe Memishi dominojnë Pollogun sa i përket transparencës në komunat që udhëheqin, ja rënditja e Tetovës dhe Tearcës!Ziadin Sela nuk e mbështet Arkin Jahijin e BDI-së, LSH nuk hyn në garë për BërvenicënKaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikëHati i TikTokut ‘del’në dosjen e Ergys Agasit, raportohet se është inçizuar duke dalur nga zyra e tij?!Dolën me radar në rrugë, policisë i prishet vetura në Xhepçisht – Karroteci e largon nga vendi!Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftësPromovohet kandidatura e Arkin Jahijit për Bërvenicën, në fotografi edhe fëmijë të mitur në tubim!Taravari: Artan Grubi ka avancuar qindra shqiptarë!Kasami dhe Memishi dominojnë Pollogun sa i përket transparencës në komunat që udhëheqin, ja rënditja e Tetovës dhe Tearcës!Ziadin Sela nuk e mbështet Arkin Jahijin e BDI-së, LSH nuk hyn në garë për BërvenicënKaos në një kazino në Shkup – aktivizojnë aparatet kundër zjarrit, disa persona përfundojnë në klinikëHati i TikTokut ‘del’në dosjen e Ergys Agasit, raportohet se është inçizuar duke dalur nga zyra e tij?!Dolën me radar në rrugë, policisë i prishet vetura në Xhepçisht – Karroteci e largon nga vendi!Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftësPromovohet kandidatura e Arkin Jahijit për Bërvenicën, në fotografi edhe fëmijë të mitur në tubim!
Lajmi ditës

“Rasti i Grubit”, BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

“Rasti i Grubit”, BDI: Dy vjet hetim pa asnjë dëshmi, akuzë absurde politike për vendim kolektiv

BDI shpreh shqetësim serioz për ngritjen e një aktakuze politike për përgjegjësi individuale që buron nga një vendim kolektiv. Pas dy vitesh hetim, opinioni meriton të dijë mbi cilat prova dhe argumente konkrete mbështetet një akuzë e tillë.

Ne respektojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, por njëkohësisht kërkojmë drejtësi të barabartë dhe joselektive. Vendimet kolektive nuk mund të shndërrohen në instrument për përgjegjësi selektive dhe përndjekje politike individuale.

Pikërisht për këtë arsye kërkojmë transparencë të plotë të procesit, në mënyrë që opinioni, mediat dhe ekspertët të mund të njihen me çdo pretendim, provë dhe argument të palëve.

BDI kërkon gjithashtu mbikëqyrje ndërkombëtare të hapur dhe transparente të këtij rasti. Nuk kërkojmë privilegj për askënd, por vetëm zbatim të barabartë të ligjit, proces të drejtë dhe drejtësi të pandikuar nga politika. Asnjë dëshmi, asnjë provë dhe asnjë fakt nuk e bën të bazuar këtë akuzë.

Sakaq, Prokuroria Themelore Publike formoi aktakuzë për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore, për të cilën akuzohen Përparim Bajrami, Artan Grubi dhe 6 persona të tjerë. Prokuroria kërkon paraburgim për Bajramin dhe vazhdimin e paraburgimit për Grubin. Ata dyshohet ta kenë dëmtuar buxhetin e shtetit 8.25 milion euro. Atyre u rëndon akuza “shpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

“I akuzuari i parë, Kryetari i Bordit Drejtues të ‘Lotarisë Shtetëror’, më 09.05.2023, i dorëzoi informacion të akuzuarit të tretë – Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës mbi nevojën për të ndërmarrë aktivitete për organizimin e pavarur të lojërave elektronike të fatit. Sekretari i Përgjithshëm e propozoi këtë informacion më 06.06.2023 si shtesë në një pikë në rendin e ditës të një seance qeveritare. I akuzuari i dytë, i cili kishte ndikim real në menaxhimin e SHA ‘Lotarisë Shtetërore’ e kryesoi seancën qeveritare dhe propozoi që pika e ndryshuar e rendit të ditës të miratohej”. Gazeta Flaka

Ndaj / Сподели