Lajmi ditës

Punësime të reja në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP), por rrogat jo shumë të larta

Punësime të reja në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP), por rrogat jo shumë të larta

Drejtoria e Të Ardhurave Publike (DAP) ka shpallur një valë të madhe punësimesh.

Për t’u bërë pjesë e DAP-it, përveç kushteve standarde si shtetësia dhe aftësia shëndetësore, për shumë pozicione kërkohet arsim i lartë, njohje e shkëlqyer e gjuhëve të huaja (anglisht, frëngjisht ose gjermanisht), provim i administratës, madje për disa vende pune kërkohet edhe provimi i jurisprudencës.

Por, çfarë ofron shteti në këmbim të këtyre kritereve të larta? Pagat lëvizin në kufij minimalë, nga 27 mijë deri në maksimum 39 mijë denarë (rreth 440 deri në 640 euro).

Agjent tatimor për pranim dhe kontroll (në Drejtorinë e Përgjithshme, me përvojë pune): Pagë pak mbi 27.000 denarë.

Operator tatimor në Call Center: Pagë po ashtu pak mbi 27.000 denarë.

Ndihmës referent për kontabilitet tatimor (në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj): Pagë prej 29.145 denarë.

Ndihmës agjent tatimor për kontabilitet: Pagë prej 34.835 denarë.

Asistent i ri për shërbime (në Dellçevë) dhe Përmbarues i ri tatimor (në Shkup): Pagë prej 35.814 denarë.

Këshilltar për Siguri në TI (IT Security): Kjo është edhe paga më e lartë që ofrohet, me vlerë prej 39.476 denarë. Ky çmim konsiderohet qesharak dhe mjeran për sektorin e teknologjisë informative, ku në tregun privat pagat e ekspertëve të IT-së janë trefishi ose katërfishi i kësaj shume.

Kjo valë e shpalljeve vjen menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, ku po vërehet një rritje drastike e punësimeve nëpër institucionet shtetërore – nga shkollat fillore, komunat, e deri te Kuvendi, Këshilli Fiskal dhe Ministria e Financave. Për të gjitha pozicionet në DAP, orari i punës është 8 orë (nga e hëna në të premte), ndërsa afati i aplikimit për disa nga shpalli jet zgjat deri në fund të këtij muaji ose ditët e para të muajit korrik.

Ndaj / Сподели