Lajmi ditës

Policia zbulon një laborator droge në Tetovë, ja detajet

Policia zbulon një laborator droge në Tetovë, ja detajet

SPB ka paraqitur kallëzim penal kundër S.J. (30) nga Tetova për ekzistencë të dyshimeve se ka kryer veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Më 27.03.2025, zyrtarë policorë kanë kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur një laborator i improvizuar me pajisje për krijimin e kushteve të kontrolluara për kultivimin e marihuanës. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe bimë të kanabisit.

Ndaj / Сподели