Lajmi ditës

Pesë persona janë privuar nga liria për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit

Pesë persona janë privuar nga liria për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit

Më 08.05.2026 në orën 10:30, në një fshat të rajonit të Radovishit, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Radovish e privuan nga liria një 54-vjeçar nga fshati, duke vepruar pas denoncimit paraprak se ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 78-vjeçare. Personi është ndaluar në Stacionin Policor Radovish dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike -Radovish.
Më 08.05.2026 në orën 19:40, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë privuan nga liria H.S. (46) nga një fshat i rajonit të Kumanovës, pasi fizikisht e kishte sulmuar nënën e tij.
Më 08.05.2026 në orën 18:35 në Strugë, nëpunës policorë nga NJPB Strugë privuan nga liria A.B. (53) nga Struga, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 50-vjeçare.
Më 08.05.2026 rreth orës 21:30 në Ohër, nëpunës policorë nga SPB Ohër privuan nga liria H.R. (45) nga Ohri, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në shtëpinë familjare fizikisht e kishte sulmuar bashkëshorten e tij 50-vjeçare, me ç’rast kishte përdorur një send të fortë.
Më 08.05.2026 në ora 19:30, nëpunës policorë nga SPB Tetovë privuan nga liria N.D. (44) nga Tetova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se e kishte kërcënuar ish-bashkëshorten e tij 34-vjeçare.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve dhe pas dokumentimit të plotë të tyre ndaj kryerësve do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Ndaj / Сподели