Lajmi ditës

Për tetë orë gjatë ditës së sotme janë sanksionuar 116 motoçiklistë në Shkup, janë konfiskuar tre motoçikleta

Për tetë orë gjatë ditës së sotme janë sanksionuar 116 motoçiklistë në Shkup, janë konfiskuar tre motoçikleta

Sot (25.05.2026), në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 18:00, nga ana e nëpunësve policorë të NJSKRR pranë SPB Shkup dhe NjSPO ishte realizuar aksion i përforcuar kontrollues në territorin e Shkupit për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 116 drejtues, prej të cilëve 64 për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, 13 për drejtim motoçiklete pa e dhënë provimin për patentë shoferi, tre motoçikleta të paregjistruara, si dhe shkelje të tjera.

Janë konfiskuar tre motoçikleta për shkak të kryerjes së veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”. Kontrollet rrugore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, veçanërisht te motoçiklistët, që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.

Ndaj / Сподели