LAJME
Tirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër RamësMe 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarTetovë, ndotja e ajrit alarmon qytetarët! Institucionet zhvendosin përgjegjësinë te sezoni i dimritGani Geci del nga paraburgimi, ja detajet!15-vjeçari nga Gostivari dërgohet pa shenja jete në spital, pas reanimimit shfaq shenja jeteÇmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orëTirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër RamësMe 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarTetovë, ndotja e ajrit alarmon qytetarët! Institucionet zhvendosin përgjegjësinë te sezoni i dimritGani Geci del nga paraburgimi, ja detajet!15-vjeçari nga Gostivari dërgohet pa shenja jete në spital, pas reanimimit shfaq shenja jeteÇmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orë
Lajmi ditës

Padia ndaj Bexhetit, reagon ky i fundit: Mickoski më bën presion politik

Padia ndaj Bexhetit, reagon ky i fundit: Mickoski më bën presion politik

Blerim Bexheti ka reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit, duke akuzuar për ndërhyrje politike në institucionet shtetërore. Sipas tij, paralajmërimet e një dite më parë nga Hristijan Mickoski për kallëzime penale, u materializuan menjëherë nga Ministria e Punëve të Brendshme, çka sipas Bexhetit nuk është rastësi.

Ai thekson se ky veprim përbën “presion të pastër politik” dhe ngre shqetësim serioz për mënyrën se si funksionon shteti dhe institucionet e drejtësisë. “Kur kallëzimet paralajmërohen nga politika dhe realizohen nga institucionet, kemi një problem të madh me sundimin e ligjit”, deklaron Bexheti.

Në reagimin e tij, ai dërgon edhe një mesazh të qartë se nuk do të tërhiqet përballë presioneve. Sipas tij, këto janë përpjekje për të heshtur zërat politikë që nuk pranojnë të nënshtrohen, por shton se kjo vetëm sa e forcon bindjen e tij se beteja që po zhvillon është e drejtë.

Bexheti gjithashtu thekson se vizioni për kthimin e dinjitetit të shqiptarëve nuk është thjesht retorikë politike, por një mision që nuk mund të ndalet nga presione të tilla. Ai kritikon ashpër ata që, sipas tij, përpiqen të ndërtojnë pushtet përmes frikës dhe kontrollit, duke shtuar se historia ka treguar se metoda të tilla nuk prodhojnë faktorë të qëndrueshëm politikë.

Ndaj / Сподели