LAJME
Policia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajetPolicia e Tetovës i zbardhë dy vjedhje, ja detajet“Vendimi për krerët e UÇK-së”, Ahmeti thotë se këtë vendim as gjykatat e Millosheviçit nuk do e jepnin – a harroj se ai vet ka lobuar për votimin e saj!BDI: Mbledhje e Kryesisë Qendrore, diskutim për zhvillimet politike dhe vendimin e Dhomave të Specializuara të KosovësBedri Hamza i shkon në takim Albin Kurtit18 Pro Max ka karikimin më të shpejtë në historinë e iPhoneitNdërroi jetë i riu nga Studeniçani i Shkupit, dyshohet se e goditi rryma derisa po lante veturën me pajisje për larje me presion të lartëKos: Presim që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj për të ecur përpara drejt BE-sëSamir Mane paraqitet në SPAK, në fokus hetimet për vilën 188/1 në “Green Coast”, ja detajet
Lajmi ditës

Numri i fëmijëve të prekur nga viruset mbetet i lartë, ja sa kontrolle janë realizuar gjatë fundjavës

Numri i fëmijëve të prekur nga viruset mbetet i lartë, ja sa kontrolle janë realizuar gjatë fundjavës

Viruset e traktit të frymëmarrjes vazhdojnë të jenë aktive. Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve është rritur numri i kontrolleve por edhe fëmijëve të hospitalizuar. Një pjesë e tyre trajtohen edhe me mbështetje oksigjeni.

“Për momentin pacientët më të vegjël janë në moshë shumë të hershme, që nga të sapolindurit deri rreth tre ose katër muaj. Disa prej tyre janë në mbështetje me oksigjen, megjithatë aktualisht nuk kemi pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore. Zakonisht, rreth 20 deri në 30 për qind e të gjithë pacientëve të hospitalizuar paraqesin simptoma dominuese respiratorë,” deklaroi Vesna Micevska, mjeke.

Sipas mjekëve aktualisht dominon virusi respirator sincicial, i cili karakterizohet me kollë të fortë.

 “Virusi respirator sincicial është karakteristik se ka pasqyrë më të rëndë klinike tek fëmijët më të vegjël, respektivisht tek foshnjat ndërsa tek fëmijët më të mëdhenj kalon më lehtë. Tek më të vegjlit fillon me sekrecion të hundëve dhe kollitje, që më pas vjen tek infeksion më i vështirë siç është bronkoliti, ose ndezje e mushkërive të bardha  që manifestohen me kollitje të rëndë, vështirësi në frymëmarrje dhe nevojë për shërim spitalor,” tha Vesna Micevska, mjeke.

Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Prindërit këshillohen të shmangin ekspozimin e fëmijëve në ambiente të mbushura me njerëz, të mbajnë higjienë të rregullt dhe në rast të simptomave si kollë e fortë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore. /alsat.mk

Ndaj / Сподели