Lajmi ditës

Nisin punimet në Dobrosht, Memishi dhe Zekolli në inspektim: Kemi edhe shumë projekte tjera për Komunën e Tearcës

Nisin punimet në Dobrosht, Memishi dhe Zekolli në inspektim: Kemi edhe shumë projekte tjera për Komunën e Tearcës

Sot, kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, së bashku me zv/ministren e Transportit, Kaltrina Zekolli, kanë inspektuar nga afër fillimin e punimeve në fshatin Dobrosht. Gjatë vizitës, ata theksuan se bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor, i cili përfshin rikonstruktimin e plotë të rrugës lokale në gjatësi prej 600 metrash, si dhe ndërrimin e pusetave.

Sipas autoriteteve, vlera e investimit arrin në 13.311.226 denarë dhe përbën një hap konkret drejt realizimit të projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve për qytetarët e kësaj zone. Nga Komuna e Tearcës bëjnë të ditur se ky është vetëm fillimi i një sërë projektesh që pritet të realizohen në periudhën në vijim.

Ndaj / Сподели