Lajmi ditës

Nesër pa energji elektrike një pjesë e Tetovës dhe disa fshatra të komunës Tearcës, publikohen oraret e ndërprerjeve

Nesër pa energji elektrike një pjesë e Tetovës dhe disa fshatra të komunës Tearcës, publikohen oraret e ndërprerjeve

Një pjesë e madhe e qendrës së Tetovës, si dhe disa vendbanime përreth, do të mbeten pa energji elektrike nesër, të martën (07.07.2026), për shkak të ndërhyrjeve teknike të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv.
Sipas njoftimit të EVN Maqedoni, ndërprerjet do të zhvillohen sipas këtij orari:
Nga ora 08:45 deri në 14:30 – Tetovë:
Qendra e qytetit, objektet pranë Stopanska Banka.
Qendra e qytetit, nga Sheshi deri te Tregu i Gjelbër.
Qendra e qytetit, objektet përreth kompleksit “Rima”.
Nga ora 09:00 deri në 12:00:
Mali HEC.
Kodra e Diellit (Popova Shapka).
Fshati Lisec – i gjithë fshati.
Fshati Gajre – i gjithë fshati.
Nga ora 09:00 deri në 14:00:
Një pjesë e fshatit Shemshevë, objektet nga xhamia drejt shkollës.
Nga ora 09:30 deri në 14:00:
Një pjesë e fshatit Sllatinë.
Një pjesë e fshatit Xhepçishtë.
Një pjesë e fshatit Gllogjë, objektet nga qendra e fshatit drejt kopshtit të fëmijëve.
EVN u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve në zonat e prekura që të marrin masat e nevojshme dhe ta përshtatin aktivitetin e tyre gjatë periudhës së ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ndaj / Сподели