Lajmi ditës

Në Shqipëri nuk votojmë dot, ama po se po që i dalim zot!

Në Shqipëri nuk votojmë dot, ama po se po që i dalim zot!

Ka disa përmendje dhe keqkuptime në lidhje me atë që po ndodh këto javë në Shqipëri prandaj po zgjedhim ti qartësojmë disa prej tyre, sidomos që kanë lidhje me Maqedoni:

Ka një reagim edhe nga jashtë e edhe nga disa zëra proramiste brenda në Shqipëri se ne nuk duhet të përzihemi pasi nuk e dimë se ku është Zvërneci; kemi ne hallet dhe problemet tona; si dallojmë flamingot prej shpezëve tjera, nuk kemi të drejtë vote aty, e deri te ajo se “se di pse ama skini ju çka përziheni?!”

Është pra kjo një tendencë si thojke i ndjeri Arber Xhaferi “ekstremisht naive” sikur kur thojnë mos u përzini brenda një çifti ose shtëpie; nuk e dimë çka ndodh aty ndërmjet dhe hop nesër ndreqen dhe pajtohen e na mbet idhnimi neve?!

Së pari kjo përzierje nuk është se ne bëhemi palë me dikë kundër dikujt ose marrim anë, por jemi me popullin në përgjithësi kundër disa individëve. E dyta; kjo nuk është përzierje në lidhje e marrëdhënie martesore, por është çështje pronash; e në çështje prone dhe trashëgimie si çdokund i bie të përzihen edhe vëllezërit, motrat, kushërrinjtë e deri edhe farefisi i largët! Pra tapia e Shqipërisë është edhe e jona; dmth shqiptarët ja kanë lënë emrin Shqipëri e kan bë dhe e kan rrit atë Shqipëri! Se ka pru n çez ate dikush, pajë i thojnë çejzit ka Shypnia, por është në truallin e çliruar prej Dervish Carrës të Pallçishtit që i ka çliru si Shqipëri, sefte këto qytetet tona dhe gjysmën e Kosovës e mandej Lidhja e Prizrenit që e ka bë qeverinë e parë dhe kryeministrin e parë të Shqipërisë Ymer Efendi Prizrenin. Kjo është historia e vërtetë e Shqipërisë dhe te puna e tapive dhe kadastrove ka një procedurë që i thuhet historiati i pronësisë; as gjyqi dhe asnjë lloj falsifikimi se ndryshon atë; pra për të votuar nuk votojmë dot ama po se po që i dalim zot, sot e përmot!

Ramadan Ramadani

Shkup, Maqedonia e Veriut, 24.06.2026

Ndaj / Сподели