Mbrëmjen e sotme në Maqedonia e Veriut mbizotëron mot me më shumë vranësira, ndërsa veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit ka reshje të dobëta lokale shiu.
Në zonat malore mbi 1500–1600 metra lartësi mbidetare po bie edhe borë e lehtë. Një situatë e tillë është regjistruar edhe në Koder te Diellit, ku gjatë mbrëmjes ka pasur reshje të lehta bore dhe temperatura ka qenë vetëm 1 gradë mbi zero.
Herë pas here po fryn edhe erë e përforcuar nga drejtimi juglindor.
Sipas të dhënave të publikuara nga Administrata Hidrometeorologjike e Maqedonisë së Veriut, temperatura më e lartë deri në orën 19:00 është matur në Aeroporti i Shkupit (Petrovec), ku janë regjistruar 13 gradë Celsius.
Lajmi ditës
Në këtë vend të Maqedonisë po bie borë për momentin
