LAJME
Tragjedi/ Vdesin 3 mërgimtar shqiptar në aksident trafiku, ishin duke u kthyer për në GjermaniFalë intervenimit të shpejtë dhe profesional të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tearcë, është parandaluar djegia e një shtëpie në fshatin NerashtAhmeti pas takimit me Varnes: Në fokus zhvillimet politike dhe partneriteti me SHBA-nëGrubi me një “këmbë jashta arrestit shtëpiak”, ja pse!Imami Bekir Halimi ishte komandant në brigadën 113 “Ismet Jashari” në UÇK (DOKUMENT)Terror në familje në Tetovë, 32-vjeçari kërcënonte prindërit me thikë – arrestohet nga policiaDy raste të ndara të dhunës në familje në Shkup: Vajza dhe djali sulmuan nënat e tyrePolicia ndërhyn pas të shtënave në një aheng familjar, arrestohet një person në BogovinëTragjedi/ Vdesin 3 mërgimtar shqiptar në aksident trafiku, ishin duke u kthyer për në GjermaniFalë intervenimit të shpejtë dhe profesional të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tearcë, është parandaluar djegia e një shtëpie në fshatin NerashtAhmeti pas takimit me Varnes: Në fokus zhvillimet politike dhe partneriteti me SHBA-nëGrubi me një “këmbë jashta arrestit shtëpiak”, ja pse!Imami Bekir Halimi ishte komandant në brigadën 113 “Ismet Jashari” në UÇK (DOKUMENT)Terror në familje në Tetovë, 32-vjeçari kërcënonte prindërit me thikë – arrestohet nga policiaDy raste të ndara të dhunës në familje në Shkup: Vajza dhe djali sulmuan nënat e tyrePolicia ndërhyn pas të shtënave në një aheng familjar, arrestohet një person në Bogovinë
Lajmi ditës

Kryeministri Kurti intervistë për ‘Die Presse’: Po presim rezultatin përfundimtar, do të hyjmë në bisedime me partitë tjera

Kryeministri Kurti intervistë për ‘Die Presse’: Po presim rezultatin përfundimtar, do të hyjmë në bisedime me partitë tjera

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e fundit nuk ishin të dëshiruara nga partia e tij, por është shprehur i kënaqur që LVV-ja ka dalë sërish forcë e parë politike.

Në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse”, Kurti ka thënë se kjo është fitorja e pestë e subjektit të tij në shtatë vitet e fundit.

“Na u imponuan zgjedhjet. Ne nuk i donim. Por ne jemi përsëri në krye. Kjo është fitorja jonë e pestë në shtatë vitet e fundit. Tani kemi 43 për qind, por ende pa votat e diasporës”, ka deklaruar ai.

Kurti ka bërë të ditur se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare do të nisin bisedimet me partitë e tjera për formimin e institucioneve.

“Jemi në pritje të rezultatit përfundimtar dhe më pas do të hyjmë në bisedime me partitë tjera. Herën e fundit kishim deputetë nga të gjitha grupet etnike në qeverinë tonë. Dhe jam i sigurt se do të mbetet kështu”, ka thënë Kurti.

Ndaj / Сподели