LAJME
Miliarderi suedez Roger Akelius dhuron 76 milionë dollarë për arsimin e fëmijëve në GazaIrani godet depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e HormuzitFamilja Aliji nga Gradeci, shembull për t’u ndjekur: Çdo të xhuma dhuron ushqim për fëmijët me nevoja ndrysheArrestohen tre persona, dyshohen se tentuan ta shesin me dokumente false një tokë prej 1.5 milionë eurosh në SllatinëAlbi Qamili publikon fotografi nga Xhepçishti: Rruga e re ka transformuar fshatinGjendja alarmante në Gostivar, reagon Limani – ja çfarë thotëVëllai tenton ta therr vëllain, ja detajet“Qytetarë të shumtë të helmuar nga uji”, Spitali Klinik i Tetovës ofron mbështetje për Spitalin e Gostivarit: Jemi të gatshëm të ndihmojmëMiliarderi suedez Roger Akelius dhuron 76 milionë dollarë për arsimin e fëmijëve në GazaIrani godet depo municionesh dhe baza në Irak, si dhe një anije në Ngushticën e HormuzitFamilja Aliji nga Gradeci, shembull për t’u ndjekur: Çdo të xhuma dhuron ushqim për fëmijët me nevoja ndrysheArrestohen tre persona, dyshohen se tentuan ta shesin me dokumente false një tokë prej 1.5 milionë eurosh në SllatinëAlbi Qamili publikon fotografi nga Xhepçishti: Rruga e re ka transformuar fshatinGjendja alarmante në Gostivar, reagon Limani – ja çfarë thotëVëllai tenton ta therr vëllain, ja detajet“Qytetarë të shumtë të helmuar nga uji”, Spitali Klinik i Tetovës ofron mbështetje për Spitalin e Gostivarit: Jemi të gatshëm të ndihmojmë
Lajmi ditës

Kompania e lojrave të fatit në Maqedoni që jep rrogë edhe 6.000 euro, kush është?

Kompania e lojrave të fatit në Maqedoni që jep rrogë edhe 6.000 euro, kush është?

Sektori i lojërave të fatit dhe bastoreve sportive po thyen çdo rekord financiar në vend, por brenda tij fshihen kontraste marramendëse. Ndërsa disa subjekte mezi sigurojnë pagën minimale, një kompani nga Gostivari ka shokuar opinionin duke ndarë rrogë rekorde që arrijnë shifra evropiane.

Një analizë e fundit e bazuar në të dhënat e “Business Network” ka zbuluar te një biznes në Gostivar që ka arritur shifrën rekord të pagës mesatare neto prej 362.329 denarësh (afro 6.000 euro në muaj).

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për shoqërinë e teknologjisë informative “Swiss-Systems” DOOEL Gostivar, e cila posedon licencë për organizimin e lojërave të fatit me aparate. Kjo kompani është shndërruar në “rekordere” absolute të pagave në këtë sektor në vend. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në këtë sektor janë të punësuar gjithsej 8.246 persona, një shifër kjo pothuajse identike me periudhën paraprake ku numëroheshin 8.257 punëtorë. Megjithatë, ajo që ka pësuar një kërcim drastik është paga mesatare neto në nivel sektori, e cila ka arritur në 54.434 denarë, duke shënuar një rritje të fuqishme prej 29,1% krahasuar me vitin paraprak kur mesatarja ishte 42.157 denarë.

Ky lajm për paga marramendëse vjen pikërisht në momentin kur propozim-ligji i shumëpërfolur për lojërat e fatit tashmë ka kaluar në Kuvend dhe ka hyrë në fuqi, duke detyruar industrinë të përshtatet me rregulla të reja e të rrepta.

Distanca prej 500 metrash, me ç’rast goditjen më të madhe e pritet ta marrin bastoret dhe kazinotë që nuk plotësojnë kushtin e ri për të qenë të paktën 500 metra larg shkollave fillore dhe të mesme. Shoqata e Bastoreve Sportive të Maqedonisë (ASOM) ka reaguar ashpër, duke paralajmëruar se ky ligj mund të çojë në mbylljen e objekteve legale dhe të lërë rreth 10.000 persona pa punë./INA/

Ndaj / Сподели