Lajmi ditës

Katër persona janë arrestuar në Shkup menjëherë pas një grabitjeje ndaj të miturve në Parkun e Qytetit

Katër persona janë arrestuar në Shkup menjëherë pas një grabitjeje ndaj të miturve në Parkun e Qytetit

Më 11.04.2026, rreth orës 21:00, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria S.A. (20), N.D. (40) dhe dy të mitur nga Shkupi, për shkak të veprës penale “grabitje”.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pranë fontanës në Parku i Qytetit, ku të dyshuarit, duke kërcënuar me thikë, u kanë marrë para disa të miturve.
Menjëherë pas denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të shpejta, duke bërë të mundur arrestimin e autorëve, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor Qendër.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale përkatëse.

Ndaj / Сподели