Konflikti aktual me Iranin ka hapur pyetje serioze mbi efektivitetin e strategjisë ushtarake amerikane, veçanërisht në lidhje me kostot e mbrojtjes.
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth dha një paralajmërim mbi kostot dhe strategjitë. “Nuk mund t’ia lejojmë vetes të rrëzojmë dronë të lirë me raketa që kushtojnë dy milionë dollarë” – deklaroi Hegseth.
Vetëm në dy ditët e para të konfliktit, SHBA-të kanë shpenzuar rreth 5.6 miliardë dollarë për municion, ndërsa Irani përdor dronë të tipit “Shahed”, kostoja e të cilëve vlerësohet mes 20.000 dhe 50.000 dollarëve. Këto sulme kanë goditur baza ushtarake, objekte turistike dhe qendra të të dhënave, duke theksuar edhe më shumë diferencën mes kostove të sulmit dhe mbrojtjes.
Konflikti ka hapur gjithashtu derën për teknologji të reja dhe bashkëpunim më të madh me sektorin teknologjik. Kompanitë nga Silicon Valley po përpiqen të sigurojnë një pjesë më të madhe të buxhetit të Pentagonit, i cili tradicionalisht dominohet nga gjigantë si Lockheed Martin, RTX Corporation dhe Northrop Grumman.
