Lajmi ditës

I dehur dhe pa patentë në Leshkë, 31-vjeçari nga Tetova shkakton aksident dhe arratiset nga vendi i ngjarjes

I dehur dhe pa patentë në Leshkë, 31-vjeçari nga Tetova shkakton aksident dhe arratiset nga vendi i ngjarjes

Më 07.05.2026 në ora 01:30 në rrugën rajonale Tetovë – fsh. Jazhincë, afër fshatit Leshkë të Tetovës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Tearcë kanë privuar nga liria personin B.K. (31) nga fshati Zhilçë e Tetovës. Gjegjësisht, ai, pa pasur leje drejtimi, ka drejtuar automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Passat” me targa të Tetovës, ka shkaktuar aksident trafiku dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas gjetjes së tij, është kryer testi i alkoolit, me ç’rast i janë matur 1,46 promilë alkool në gjak. Automjeti është sekuestruar, ndërsa ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

Ndaj / Сподели