LSDM njoftoi se, sipas informacioneve të dorëzuara në parti, ish-kryeministri Nikola Gruevski tashmë posedon pasaporta hungareze dhe serbe.
Nga partia thonë se nëse kjo është e vërtetë, “është e qartë se pas kësaj qëndrojnë aleatët dhe mbrojtësit e tij politikë”, duke aluduar te kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe presidenti serb Aleksandar Vučić, të cilët i quajnë mentorë politikë të kryeministrit Hristijan Mickoski.
LSDM shton se Qeveria nuk po ndërmerr hapa për ekstradimin dhe se, sipas tyre, “qëllimisht po i lihet hapësirë Gruevskit”.
“Ndërsa shtetet e tjera veprojnë shpejt, Mickoski po i blen kohë Gruevskit”, thonë nga LSDM, duke akuzuar për “mbrojtje klasike” të ish-kryeministrit.
Lajmi ditës
“Gruevski posedon dy pasaporta, një Hungareze dhe një Serbe?!”, ja kush thotë
