Lajmi ditës

“Erërat e forta”, Avni Ameti: Shmangni qëndrimin pranë pemëve dhe objekteve të pasigurta

“Erërat e forta”, Avni Ameti: Shmangni qëndrimin pranë pemëve dhe objekteve të pasigurta

Komandanti i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë, Avni Ameti, u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar për shkak të erërave të forta që po fryjnë në qytet dhe rrethinë, përcjell tetova1

Përmes një njoftimi, Ameti ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin parkimin e automjeteve dhe qëndrimin pranë pemëve të larta, objekteve të pasigurta dhe konstruksioneve që mund të dëmtohen apo të rrëzohen si pasojë e erës.

Ai gjithashtu ka rekomanduar që të sigurohen sendet e lëvizshme në ballkone, oborre dhe hapësira të hapura, ndërsa qytetarët të tregojnë kujdes të veçantë pranë shtyllave elektrike, çative, tendave dhe reklamave.Sipas Ametit, Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë është në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo situatë emergjente.

Ai ka theksuar se parandalimi dhe kujdesi i qytetarëve janë të rëndësishëm për të shmangur incidentet dhe pasojat e mundshme nga moti me erëra të forta.

Ndaj / Сподели