Pas paqartësive që shoqëruan përfundimin e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste lidhur me “fatin” politik të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, numri dy i PS, Blendi Klosi ka dalë me një sqarim të ri, duke konfirmuar se Spiropali dhe Plarent nuk janë më pjesë e forumeve të Partisë Socialiste.Fillimisht, Klosi deklaroi për mediat se Spiropali vijonte të ishte anëtare e Partisë Socialiste, çka krijoi përshtypjen se kërkesa e Edi Ramës për përjashtim ishte shtyrë.Por me një deklaratë të re, Klosi ka sqaruar se qëndrimi i partisë është për largimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga forumet, ndërsa anëtarësia e tyre në PS nuk vihet në diskutim.“Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit për median ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por në një parti ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia.Fakti që nuk u votua në Asamble është shume i thjeshte. Tre shokë që ishin kundër parimisht për përjashtimin u shprehën lirisht dhe në mbyllje gjithçka ishte e qartë. Ky është fakti ndërsa të tjerat janë konsum mediash që mund ta mbulojnë diellin me shoshe vetëm që u bë natë”, deklaron Klosi.
Lajmi ditës
Edi Rama përjashton nga PS-ja Elisa Spiropalin, ja detajet!
