LAJME
Tirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër RamësMe 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarTetovë, ndotja e ajrit alarmon qytetarët! Institucionet zhvendosin përgjegjësinë te sezoni i dimritGani Geci del nga paraburgimi, ja detajet!15-vjeçari nga Gostivari dërgohet pa shenja jete në spital, pas reanimimit shfaq shenja jeteÇmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orëTirana përgatitet për revoltën e madhe; studentët, pedagogët dhe bizneset zbresin në rrugë kundër RamësMe 194 km/h me “Rolls-Royce” në autostradën Gostivar–Tetovë, arrestohet shoferi 44-vjeçarTetovë, ndotja e ajrit alarmon qytetarët! Institucionet zhvendosin përgjegjësinë te sezoni i dimritGani Geci del nga paraburgimi, ja detajet!15-vjeçari nga Gostivari dërgohet pa shenja jete në spital, pas reanimimit shfaq shenja jeteÇmimet e naftës rriten për shkak të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit dhe rreziqeve për furnizimin nga LibiaVuçiç lavdëron Ramën si një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, kritikon protestuesitRama përsërit thirrjen për dialog: Jam i gatshëm në çdo vend dhe çdo orë
Lajmi ditës

Dronët ‘Made in Albania’ do jenë të nivelit të lartë

Dronët ‘Made in Albania’ do jenë të nivelit të lartë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se nuk ka asnjë kërkesë nga NATO për pezullimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë izraelite Elbit për prodhimin e dronëve ushtarakë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares së A2CNN Fjorela Beleshi, Nufi vuri në dukje se dronët ushtarakë “Made in Albania” do të jenë të një niveli të lartë, duke u kthyer në një vlerë e shtuar për Forcat e Armatosura në Shqipëri.

Pyetja: Paraardhësi juaj ka thënë që dronët e parë do të prodhohen brenda pranverës, referuar marrëveshjes që qeveria shqiptare ka me kompaninë Elbit. NATO ka pezulluar disa tendera me këtë kompani dhe është nën hetim. A keni komunikuar me NATO-n? Kur do t’i kemi dronët e parë “Made in Albania”?

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi: Ne kemi një marrëveshje për prodhimin e dronëve me ta. Sa i takon problematikës që ato kanë pasur me një nga kontratat, kanë qarkulluar lajme se kjo kontratë është pezulluar. Ndërkohë që kontratat e tjera vazhdojnë. Vendet anëtare të NATO-s, jo më larg se fqinji ynë jugor kanë lidhur kontrata të tjera me Elbit. Nuk paragjykoj dot asnjë proces. Nuk kemi asnjë shkresë apo kërkesë nga NATO për ta pezulluar në Shqipëri, dhe nuk kemi ndonjë arsye për të qenë nga ana jonë në shkelje të kontratës, për sa kohë zbatohet në mënyrë të rregullt nga të dyja palët. Besoj që ato drone do të jenë një vlerë e shtuar për Forcat e Armatosura, për shkak të veçanërisë që paraqesin, pasi jo vetëm do jenë të prodhuar në Shqipëri janë drona ushtarakë të nivelit të lartë.

Ndaj / Сподели