Lajmi ditës

“Doli kundër protestave”, Qori kritikon Ahmetin: Qëndrime të padenja në një moment shprese për Shqipërinë

“Doli kundër protestave”, Qori kritikon Ahmetin: Qëndrime të padenja në një moment shprese për Shqipërinë

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke kritikuar qëndrimin e tij lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri.
Qori vlerësoi se në Shqipëri po zhvillohet një “revolucion demokratik dhe paqësor”, i cili sipas tij do të çojë në modernizimin dhe fuqizimin e shtetit shqiptar. Ai theksoi se ky proces po mirëpritet nga shqiptarët kudo që jetojnë, gjë që, sipas tij, reflektohet në entuziazmin e krijuar nga protestat e javëve të fundit.


“Është për të ardhur keq që në këtë atmosferë optimizmi për Shqipërinë e Re mbërrijnë qëndrime të padenja si i Ali Ahmetit. Shqipëria do të ketë, shumë më të mirë madje, edhe pas Edi Ramës”, ka deklaruar Qori.
Në reagimin e tij, ai shtoi se ata që nuk kanë vetëdijen politike për t’i bërë nder vetes, të paktën duhet të tregojnë maturi që të mos turpërohen para opinionit publik./Tema.mk

Ndaj / Сподели