LAJME
Avokatja gjendet pa shenja jete në zyrën e saj, ja detajetDritan Goxhaj i përgjigjet sulmeve të Ramës: Je njeriu më në hall sot në ShqipëriMemishi: Askush nuk do të amnistohet për këto akte vandale dhe dëmtimin e pasurisë publikePërsëri aksident trafiku në Tetovë, motoçiklisti përfshihet në aksident, ja detajetTrump zgjat me një vit emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor, mbeten në fuqi sanksionet“Do të merret vendim radikal për trotinetet elektrik në Maqedoni”, ja nga cila moshë do të mund të drejtohenTetovari kërcënon prindërit dhe shkatërron orenditë e shtëpisë, arrestohet nga policiaDramë në Tetovë, i mituri nga Poroj i ik policisë dhe përplaset me veturën e policisë, ja detajetAvokatja gjendet pa shenja jete në zyrën e saj, ja detajetDritan Goxhaj i përgjigjet sulmeve të Ramës: Je njeriu më në hall sot në ShqipëriMemishi: Askush nuk do të amnistohet për këto akte vandale dhe dëmtimin e pasurisë publikePërsëri aksident trafiku në Tetovë, motoçiklisti përfshihet në aksident, ja detajetTrump zgjat me një vit emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor, mbeten në fuqi sanksionet“Do të merret vendim radikal për trotinetet elektrik në Maqedoni”, ja nga cila moshë do të mund të drejtohenTetovari kërcënon prindërit dhe shkatërron orenditë e shtëpisë, arrestohet nga policiaDramë në Tetovë, i mituri nga Poroj i ik policisë dhe përplaset me veturën e policisë, ja detajet
Lajmi ditës

Djali ushtron dhunë ndaj nënës së tij, ia thyen edhe këmbën

Djali ushtron dhunë ndaj nënës së tij, ia thyen edhe këmbën

Një rast i dhunës në familje është iniciuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet se ka pësuar lëndime trupore pasi u sulmua fizikisht nga djali i saj, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti dyshohet se ka ndodhur më 4 maj, rreth orës 12:05, në rrugën “Gëzim Redenica” në Prishtinë, ndërsa është iniciuar më 23 qershor në Sektorin Qendër.

Burimet bëjnë të ditur se ankuesja ka deklaruar se djali i saj dyshohet se e kishte shtyrë, me ç’rast ajo kishte pësuar lëndime trupore, përkatësisht thyerje të këmbës.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor për lëndimet e shkaktuara.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare, ku dyshohet se ka mohuar ta ketë sulmuar fizikisht ankuesen.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me udhëzim të të cilit rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe “Lëndim trupor”.

Ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim për ndalim, ndërsa për rastin janë njoftuar edhe Njësia për Mbrojtjen e Viktimave dhe Qendra për Punë Sociale.

Ndaj / Сподели