LAJME
Lajmi ditës

Daut Memishi zgjidh një tjetër problem të trashëguar: Nisin pagesat jubilare për mësimdhënësit në Komunën e Tearcës

Daut Memishi zgjidh një tjetër problem të trashëguar: Nisin pagesat jubilare për mësimdhënësit në Komunën e Tearcës

Komuna e Tearcës ka siguruar mjetet financiare për pagesën e pagave jubilare për mësimdhënësit, duke zgjidhur kështu një detyrim të trashëguar nga udhëheqësia e kaluar. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, i cili njoftoi se pagesat tashmë kanë filluar, ndërsa Komuna po vazhdon me shlyerjen e të gjitha detyrimeve të mbetura.“Për ne, arsimi është prioritet”, theksoi Memishi, duke shtuar se Komuna do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi dhe përkushtim për zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e kushteve më të mira për mësimdhënësit dhe nxënësit. Pagesa e pagave jubilare vjen si pjesë e angazhimeve të Komunës për përmbushjen e detyrimeve financiare dhe mbështetjen e sektorit të arsimit në Tearcë.

Ndaj / Сподели