LAJME
EDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor JanushevitEDITORIAL: Pesë vite nga tragjedia e spitalit modular në Tetovë: 14 jetë u dogjën, drejtësia ende hesht, as pllaka që u premtua ende nuk u vendos!Përleshje përsëri në Tetovë: Vojvodët përfshihen në incident, ngjarja përsëritetReja rreh vjehrrën në fshatin PërshefcGjuajtje me armë në Dyqanxhik të Shkupit, raportohet për një të vdekur dhe një të plagosur?!Flakët i afrohen Miletinës: Zjarri i madh kërcënon fshatin, aktivizohen aeroplanë!Pengoi ekipin e urgjencës gjatë dhënies së ndihmës mjekësore në TetovëMitsotakis shpall paketën e re ekonomike për Greqinë: 400 euro shtesë për pensionistët, paga minimale 1000 euroKërkoi ryshfet për punësim, kapet dhe arrestohet me para të përpunuara shoferi i Igor Janushevit
Lajmi ditës

Daut Memishi takon ministrin Muhamet Hoxha, diskutojnë për projektet dhe investimet në Tearcë

Daut Memishi takon ministrin Muhamet Hoxha, diskutojnë për projektet dhe investimet në Tearcë

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka zhvilluar takim me Ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ku kanë diskutuar për projektet aktuale dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Sipas Memishit, gjatë takimit janë diskutuar prioritetet zhvillimore të Komunës së Tearcës, me fokus të veçantë në realizimin e projekteve infrastrukturore të qëndrueshme.

“Shpreha mirënjohjen për gatishmërinë e Ministrisë për të mbështetur komunën tonë”, ka shkruar Memishi pas takimit.

Ai bëri të ditur se është dakorduar që bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Tearcës dhe Ministrisë të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim sigurimin e mbështetjes financiare dhe teknike për realizimin e investimeve kapitale. Sipas kryetarit Memishi, synimi është që projektet të realizohen sa më shpejt dhe të jenë në funksion të përmirësimit të kushteve për qytetarët e Komunës së Tearcës.

Ndaj / Сподели