Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka uruar Albnor Fasliun nga Sllatina për përfundimin me sukses të studimeve master në drejtimin Kontabilitet dhe Auditim në Danimarkë, shkruan Tema.mk
Në urimin e tij, Memishi e cilësoi këtë arritje si një dëshmi të punës, përkushtimit dhe ambicies së të rinjve shqiptarë në diasporë, të cilët me sukseset e tyre po e bëjnë krenar komunitetin dhe vendlindjen.
“Ky sukses është dëshmi e punës, përkushtimit dhe ambicies së të rinjve tanë në diasporë, duke na bërë krenarë të gjithëve”, thuhet në mesazhin e kryetarit. Në fund, Memishi i uroi Albnor Fasliut shumë suksese të tjera në rrugëtimin e tij akademik dhe profesional./Tema.mk/
