Lajmi ditës

“Çarten” mediat maqedonase: Ministri i ri i Kulturës i pret mysafirët me flamurin shqiptar

“Çarten” mediat maqedonase: Ministri i ri i Kulturës i pret mysafirët me flamurin shqiptar

Vizita e ambasadorit të Austrisë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit është bërë objekt raportimi në një pjesë të mediave maqedonase, jo për temat e diskutimit, por për praninë e flamurit shqiptar në zyrën e ministrit të ri, Sedat Sulejmani, shkruan Tema.mk.


Gjatë takimit të zhvilluar dje mes ministrit Sulejmani dhe ambasadorit austriak, në zyrë, krahas simboleve zyrtare, shihej edhe flamuri shqiptar. Kjo u pasqyrua gjerësisht nga disa media në gjuhën maqedonase, të cilat e trajtuan këtë si një çështje “problematike”, duke i kushtuar vëmendje të veçantë pranisë së flamurit në ambientet e ministrisë.


Nga ana tjetër, Ministria e Kulturës dhe Turizmit nuk ka reaguar lidhur me raportimet, ndërsa takimi me ambasadorin austriak ishte njoftuar si një vizitë pune, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit kulturor dhe projekteve të përbashkëta mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë./Tema.mk/

Ndaj / Сподели