LAJME
E trishtë/ Ky është i riu, Ermal Sherifi që vdiq sot tragjikisht nga rrëzimi i kranit në PrishtinëDrejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e DrejtësisëMemishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet onlineAksident trafiku në Neproshten, aksidentohet një veturë me targa gjermane – kolona bëhet me kilometraTragjedi, shembet krani në Prishtinë – ndërron jetë 20 vjeçariBeqiri: Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Parkut të Haraçinës po realizohen një sërë përmbajtjesh rekreativeRron Gjinovci Përparim Ramës: Kot se ke nejt në Londër, hala era bagla po të vjenMPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të e rreme për gjoba në trafikE trishtë/ Ky është i riu, Ermal Sherifi që vdiq sot tragjikisht nga rrëzimi i kranit në PrishtinëDrejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e DrejtësisëMemishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet onlineAksident trafiku në Neproshten, aksidentohet një veturë me targa gjermane – kolona bëhet me kilometraTragjedi, shembet krani në Prishtinë – ndërron jetë 20 vjeçariBeqiri: Vazhdojnë punimet për ndërtimin e Parkut të Haraçinës po realizohen një sërë përmbajtjesh rekreativeRron Gjinovci Përparim Ramës: Kot se ke nejt në Londër, hala era bagla po të vjenMPB paralajmëron: Kujdes nga SMS-të e rreme për gjoba në trafik
Lajmi ditës

Bilall Kasami uron Albin Kurtin për fitoren në Kosovë

Bilall Kasami uron Albin Kurtin për fitoren në Kosovë

Njëri nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Përmes një reagimi publik, Kasami theksoi se në emrin e tij dhe të koalicionit VLEN, e përgëzon Kurtin për “fitoren e thellë të radhës” në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Ai vlerësoi gjithashtu procesin zgjedhor, duke theksuar se është i lumtur për atmosferën demokratike dhe për faktin që zgjedhjet u zhvilluan të qeta, të lira dhe korrekte, ashtu siç i ka hije Kosovës.
“Shpresoj që sa më shpejt të konsolidohen institucionet e Republikës, bazuar në vullnetin qytetar të shprehur sot, në mënyrë që ta vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë dhe punët e mira të përbashkëta me Qeverinë e Kosovës”, ka shkruar Kasami.
Urimi i tij vjen pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, ku forcat politike po presin finalizimin e procedurave për formimin e institucioneve të reja.

Ndaj / Сподели