Ahmeti: Sonte mora pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Dibër, ku në një atmosferë plot energji, përgjegjësi dhe besim në të ardhmen u zgjodhën organet drejtuese të degës: Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës dhe Komiteti i Veteranëve.
I përgëzoj të gjithë të zgjedhurit për besimin që morën nga anëtarësia dhe u uroj suksese në detyrën e tyre. Jam i bindur se me përkushtim, unitet dhe punë të palodhshme do ta forcojnë edhe më tej organizimin tonë në Dibër.
Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike më e organizuar, më e konsoliduar dhe e pathyeshme e shqiptarëve. Fuqia jonë buron nga uniteti, nga besimi i qytetarëve dhe nga përkushtimi i mijëra aktivistëve që çdo ditë punojnë për të mbrojtur dinjitetin, barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve.
Urime Degës së Dibrës! Së bashku vazhdojmë rrugëtimin tonë me vendosmëri drejt fitoreve të reja.
