Një shpërthim i shkaktuar nga një bojler i përfshirë nga zjarri ka ndodhur në një banesë në komunën e Aerodromit në Shkup, në orët e hershme të mëngjesit të 9 nëntorit.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është denoncuar në orën 04:50. Bojleri në banjën e banesës fillimisht është përfshirë nga zjarri, pas së cilës ka ndodhur shpërthimi.
Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me pasojat dhe dëmet e shkaktuara nga incidenti.
