LAJME
E FUNDIT: Kaos në SHBA, bllokohen të gjitha nisjet e avionëve në mbarë vendinPeter Magyar: Mafia e Fidesz-KDNP-së ka marrë fund, sekuestrohen mbi 6 miliardë forinta para të fshehuraHoxha: Me Ali Ahmetin jam bashkuar për të mirën e shqiptarëve!“Takimi Limani – Taravari”, “Fan Page” ‘Fronti Europian’ hedh akuza: Fatmir Limani po kërkon rikthim politik përmes pazareve në prapaskenë!Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!Ziberi i përgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit në Kadastër janë pranuar 8 shqiptarë, kjo nuk ka ndodhur as në kohën e BDI-së!Gjendet armë në një shkollë të mesme në Tetovë, këto janë detajet?!Përleshje masive në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë – pesë të ndaluar!E FUNDIT: Kaos në SHBA, bllokohen të gjitha nisjet e avionëve në mbarë vendinPeter Magyar: Mafia e Fidesz-KDNP-së ka marrë fund, sekuestrohen mbi 6 miliardë forinta para të fshehuraHoxha: Me Ali Ahmetin jam bashkuar për të mirën e shqiptarëve!“Takimi Limani – Taravari”, “Fan Page” ‘Fronti Europian’ hedh akuza: Fatmir Limani po kërkon rikthim politik përmes pazareve në prapaskenë!Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!Ziberi i përgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit në Kadastër janë pranuar 8 shqiptarë, kjo nuk ka ndodhur as në kohën e BDI-së!Gjendet armë në një shkollë të mesme në Tetovë, këto janë detajet?!Përleshje masive në një kazino në Tetovë, dy persona lëndohen rëndë – pesë të ndaluar!
Lajmi ditës

Arrestohet në Rusi Salvatore Aliu, “kumbari” që pastronte paratë dhe furnizonte me ko’kainë grupet kriminale shqiptare

Arrestohet në Rusi Salvatore Aliu, “kumbari” që pastronte paratë dhe furnizonte me ko’kainë grupet kriminale shqiptare

Salvatore Aliu i kërkuar nga drejtësia shqiptare për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe i konsideruar si një prej bosave më të mëdhenj të trafikut të kokainës, është arrestuar në Rusi.

Aliu, emri i vërtetë i të cilit është Shpëtim, kërkohet nga SPAK me akuzat për pastrimin e parave të siguruara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës. Ai dyshohet se ka arritur të pastrojë deri në 30 milionë euro në Shqipëri, përmes bizneseve dhe blerjes së pasurive të paluajtshme.

I njohur edhe me pseudonimet “Daja”, “Qero” dhe “Qerosi”, Aliu dyshohet se ka pasur rol në organizimin dhe financimin e trafikut të kokainës nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

Emri i tij doli në skenë pas zbërthimit të aplikacionit të koduad “Sky ECC”, ku udhëzonte vëllain e tij Isa Aliu se si të fshihte në fuçi dhe më pas të pastronte shumat e mëdha të parave të drogës, në një rast 6 milionë euro.

Aliu dyshohet se ka arritur të fusë plot 50 tonë kokainë në Europë, nga të cilat janë provuar 5 episode të trafikimit të kokainës në sasi të mëdha dhe janë sekuestruar rreth 9 tonë.

SPAK ka vënë nën sekuestro plot 491 pasuri të grupit kriminal të Aliut, ndër to hotele, apartamente, toka dhe vila luksoze nga Elbasani në Tiranë, Durrës dhe Dhërmi, vlera e të cilave llogaritet se i kalon 150 milionë euro.

Ndaj / Сподели