Më 04.06.2026 në ora 20:50 në kryqëzimin e rrugës “172” dhe rrugës “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat A.S.(26), A.I.(20) dhe A.V.(21), të gjithë nga fshati Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, pasi tek ata është gjetur dhe sekuestruar marijuanë dhe një grirëse. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Lajmi ditës
Arrestohen tre të rinj nga Pallçishti në Tetovë, iu gjet marijuanë dhe grirëse
