LAJME
Ngjarje e rëndë: 29-vjeçari tenton t’i qëllojë me armë dasmorëtDramë në Qendër të Shkupit: Një shkupjan hyri me forcë në një shtëpi, sulmoi një qytetar dhe tentoi të hidhej nga dritarjaKulla: Bujar Osmani ftoi në Shkup Lavrovin për t’ia hapur dyert projektit rus “Ballkani i Hapur”Tërmeti e dridhi Strugën, ja detajetTurnir madhështor në fshatin Kallnik të komunës së Bogovinës me 1 dhe 2 gusht, 16 ekipe në garë për çmimin e madh!E trishtë/ Ky është i riu, Ermal Sherifi që vdiq sot tragjikisht nga rrëzimi i kranit në PrishtinëDrejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e DrejtësisëMemishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet onlineNgjarje e rëndë: 29-vjeçari tenton t’i qëllojë me armë dasmorëtDramë në Qendër të Shkupit: Një shkupjan hyri me forcë në një shtëpi, sulmoi një qytetar dhe tentoi të hidhej nga dritarjaKulla: Bujar Osmani ftoi në Shkup Lavrovin për t’ia hapur dyert projektit rus “Ballkani i Hapur”Tërmeti e dridhi Strugën, ja detajetTurnir madhështor në fshatin Kallnik të komunës së Bogovinës me 1 dhe 2 gusht, 16 ekipe në garë për çmimin e madh!E trishtë/ Ky është i riu, Ermal Sherifi që vdiq sot tragjikisht nga rrëzimi i kranit në PrishtinëDrejtësia flet shqip, Shasivari fillon ndryshimet graduale në Ministrinë e DrejtësisëMemishi: Qytetarët dhe mërgimtarët me interesim të shtuar për shërbimet komunale në Tearcë, së shpejti funksionalizohen aplikacionet online
Lajmi ditës

Ali Ahmeti bën homazhe për 5 Majin: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit

Ali Ahmeti bën homazhe për 5 Majin: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit

Lideri i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, duke bërë homazhe në Kërçovë.

Ahmeti ka njoftuar se ka vendosur kurora lulesh dhe ka bërë nderime në Kompleksin memorial “Nëna Shqiptare”, si dhe pranë varrit të bashkëluftëtarit të tij, Gafurr Zendeli.

“Në këtë ditë me peshë të veçantë historike e kombëtare, u përkula me nderim para veprës së tyre të pavdekshme, duke rikujtuar se liria dhe dinjiteti që gëzojmë sot janë fryt i gjakut dhe përkushtimit të tyre”, ka theksuar Ahmeti.

Ai ka shtuar se kujtimi i dëshmorëve mbetet frymëzim i përhershëm për brezat, duke e cilësuar sakrificën e tyre si themel të lirisë dhe shtetndërtimit.

Në fund, lideri i BDI-së ka përcjellë mesazhin: “Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!”. (INA)

Ndaj / Сподели