Lajmi ditës

Aksion i madh policor në Maqedoni: Bastisje në mbi 40 lokacione, gjenden drogë, armë, para dhe hanxharë

Aksion i madh policor në Maqedoni: Bastisje në mbi 40 lokacione, gjenden drogë, armë, para dhe hanxharë

Policia kriminalistike ka vijuar aksionet në terren, duke kryer kontrolle dhe bastisje në më shumë se 40 lokacione gjatë dy ditëve të fundit.
Sipas informacioneve jozyrtare, Departamenti i Policisë Kriminalistike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në koordinim me të gjithë sektorët për punë të brendshme dhe njësinë organizative për qentë zyrtarë, po vazhdon aktivitetet e nisura.

Gjatë aksionit, sipas informacioneve, janë gjetur drogë, armë, para, hanxharë dhe sende të tjera që dyshohet se burojnë nga vepra penale.
Aksioni është vazhdim i veprimeve të koordinuara të të gjitha njësive organizative të MPB-së dhe, sipas Ministrisë, dëshmon angazhimin për luftimin e pakompromis të kriminalitetit.

Ndaj / Сподели