Sot në Tetovë, në afërsi të rrethrrotullimit pranë restorantit “Oslos”, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë “Golf 3” dhe një motor, njofton Tema.mk.
Sipas informacioneve të para, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë autoritetet kompetente, të cilat po hetojnë rrethanat e aksidentit./Tema.mk/
