Janë shpallur tre thirrje publike nga Plani Operativ për Punësim për vitin 2026, në kuadër të masës Vetëpunësim – Ndërmarrësi, përmes së cilës të gjithë personave të papunë u ofrohen:
✅ Grante për hapjen e biznesit personal për persona mbi 29 vjeç deri në 7.000 euro.
✅ Grante për hapjen e biznesit personal për të rinjtë deri në 29 vjeç deri në 10.000 euro.
✅ Vetëpunësim përmes bashkimit në SHPK të dy personave – mbështetje nga 14.000 deri në 20.000 euro.
Inkurajohen të gjithë personat e papunë me së paku arsim të mesëm të përfunduar, me shpirt sipërmarrës dhe vizion për të themeluar biznesin e tyre, që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësinë për përfitimin e grantit, si dhe ndihmën profesionale, mentorimin gjatë regjistrimit të biznesit dhe trajnimin profesional për “Ndërmarrësi dhe zhvillimin e aftësive të biznesit”.
Të gjitha detajet për masat mund t’i merrni në cilindo nga 30 Qendrat e Punësimit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë, në qendrën e kontaktit 02-3111-850 dhe në faqen e internetit www.av.gov.mk.
Aplikimet dorëzohen në qendrat e punësimit çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 14:00.
Afati i fundit për aplikim është 03.07.2026.
Lidhja me thirrjet publike, kushtet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim gjendet në njoftimin zyrtar.
Lajmi ditës
Mundësi e re për të papunët: Deri në 10.000 euro grant për biznes personal
