Më 20 qershor 2026, rreth orës 17:30, para parkut të Universitetit në Tetovë, është prishur rendi dhe qetësia publike pas një përleshjeje fizike mes M.D. (20) dhe L.A. (26), të dy nga Tetova.
Sipas informacioneve, gjatë përleshjes është përdorur armë e ftohtë – thikë, me ç’rast L.A. i ka shkaktuar plagë me thikë M.D.-së.
I lënduari është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Lajmi ditës
Përleshje me thikë në Tetovë, një i ri përfundon në spital, ja detajet
