LAJME
Huthët godasin objekte të naftës në Arabinë SauditeMimoza Musa në takim me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në: Mbështetja e Spanjës e rëndësishme për rrugën evropiane të Maqedonisë së VeriutXhensila Myrtezaj sjell spektakël në Tetovë në Tetova n’FestëRriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, ja sa do të kushtojnë nga mesnataNetanyahu paralajmëron Iranin: Çdo sulm ndaj Izraelit do të ishte “një gabim i tmerrshëm”A mund të përdoret uji për qëllime teknike? Ja çfarë thonë nga komuna e GostivaritAngellov: Asnjë zjarr nuk mund të shuhet pa njerëz në terren‘Sulmet në Hormuz janë të padobishme’, Trump ‘ngrin’ luftën në Iran! Teherani: Gati për të rinisur negociatatHuthët godasin objekte të naftës në Arabinë SauditeMimoza Musa në takim me sekretarin shtetëror spanjoll për BE-në: Mbështetja e Spanjës e rëndësishme për rrugën evropiane të Maqedonisë së VeriutXhensila Myrtezaj sjell spektakël në Tetovë në Tetova n’FestëRriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut, ja sa do të kushtojnë nga mesnataNetanyahu paralajmëron Iranin: Çdo sulm ndaj Izraelit do të ishte “një gabim i tmerrshëm”A mund të përdoret uji për qëllime teknike? Ja çfarë thonë nga komuna e GostivaritAngellov: Asnjë zjarr nuk mund të shuhet pa njerëz në terren‘Sulmet në Hormuz janë të padobishme’, Trump ‘ngrin’ luftën në Iran! Teherani: Gati për të rinisur negociatat
Lajmi ditës

Punimet e qarkores së Tetovës në Neproshten zvarriten me muaj, banorët: Po malltretohen mijëra qytetarë

Punimet e qarkores së Tetovës në Neproshten zvarriten me muaj, banorët: Po malltretohen mijëra qytetarë

Punimet për rrethrrotullimin në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, konkretisht në fshatin Neproshten ku do të del qarkorja që po ndërtohet, me muaj e kanë devijuar komunikacionin ku në prag të sezonit veror krijohen kolona të gjata, ndërsa qytetarët ankohen se punimet ecin ngadalë. Punimet nuk do të përfundojnë të paktën edhe një muaj, shkruan Portalb.mk.

Banorët e zonës ankohen për zvarritje të punimeve, kërkojnë nga autoritetet t’i përshpejtojnë punët dhe rreth-rrotullimi të përfundojë.

“Zhagiten punimet, çdo ditë kalojmë në pluhur, i dëmtojmë veturat, nuk u mësuan të bëjnë punë si duhet”, tha një qytetar.

“Malltretohen mbijëra banorë për një rrugë e cila po zvarritet, janë duke ja nxjerrë fundin”, tha një qytetar.

“Ky rrethrrotullim nuk është duke marrë fund me muaj, seriozisht e kanë? Një rrugë nuk mund ta përshpejtojnë, nuk bëhet fjalë për ndonjë qosh mahalle, por rrugë rajonale, aty trafiku është i përditshëm, plus tani do vijnë edhe mërgimtarët, do bëhet ende më keq”, tha një qytetar.

Nga Ndërmarrja e Rrugëve Shtetërore për Portalb.mk bënë të ditur se punimet nuk do të përfundojë të paktën edhe një muaj.

“Lidhur me interesimin tuaj për punimet në unazën rrugore, më saktësisht te fshati Neproshten (në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë), ju njoftojmë se afati për përfundimin e kësaj pjese është 15 korriku, deri kur kontraktuesi duhet t’i përfundojë aktivitetet e parapara”, thanë nga NP Rrugët Shtetërore.

Ndaj / Сподели