LAJME
MPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madhMPB-ja mori pjesë në një operacion ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti kriminal të mashtrimeve me investimeTrump: S’ka më 4 miliardë dollar në vit nga SHBA për Izraelin“Një vit qeverisje në Tearcë”, Daut Memishi: Po e mbajmë edhe një premtim, nisëm rregullimin e trotuarit në Odër!Përparim Bajrami del nga burgu me garanci prej 1.14 milionë euroshVetëm 20 vjeçe, bashkëpilotja humb jetën në aksidentin tragjik. Mesazhi i fundit tronditësZjarr në një shtyllë elektrike në Sllatinë të Tetovës, digjet ormani me matës elektrikëParadoksi BDI: E kritikoi projektin tek zjarrfikësit, por ik nga debati që vet e kërkoiEuropoli kërkon serben: Është e lidhur me grabitjen e 40 milionë eurove, ofrohet shpërblim i madh
Lajmi ditës

VRASJA E MIJËRA SHQIPTARËVE NGA KËRÇOVA DERI NË PEJË! Masakra e Tivarit në burimet sekrete jugosllave 

VRASJA E MIJËRA SHQIPTARËVE NGA KËRÇOVA DERI NË PEJË! Masakra e Tivarit në burimet sekrete jugosllave 

Forcat pushtuese partizane-çetnike jugosllave, pasi vranë e masakruan mijëra shqiptarë të pafajshëm, dhjetëra mijëra të tjerë i arrestuan duke i vendosur nëpër burgje dhe kampe të përqendrimit, për çka u bë fjalë më lartë, gjatë muajve shkurt-mars 1945, ndërmorën një aksion tjetër nëpër vendbanime shqiptare, ku mijëra të rinj shqiptarë u mobilizuan në mënyrë të dhunshme, për fatin e të cilëve nuk dinte askush.

Nga Qerim LITA

Ripushtimi i tokave shqiptare (nëntor 1944), nga brigadat komuniste jugosllave, përkatësisht serbo-maqedonase të ndihmuara edhe nga ato bullgare dhe shqiptare, u shoqërua me një gjakderdhje dhe krim të paparë ndaj popullsisë civile shqiptare. Të dhënat që ofrohen nga disa studiues eminentë shqiptarë, por edhe nga dokumentacioni arkivor, flasin se mes periudhës nëntor 1944 – shtator 1945, forcat komuniste jugosllave vranë, masakruan dhe pushkatuan rreth 36.000 shqiptarë, kryesisht popullatë civile. Nga ky numër, vetëm në territorin e sotëm të Kosovës, u vranë dhe u masakruan rreth 26.000 civilë shqiptarë.

Është me rëndësi të vihet në dukje se një politikë e tillë antishqiptare në trevat verilindore, u vu re menjëherë pasi njësitë komuniste jugosllave-maqedonase me ndihmën edhe të njësive komuniste shqiptare, më 2 shtator 1944 ripushtuan Dibrën e Madhe. Po atë ditë u vendos pushteti ushtarak jugosllav, i cili në emër të “grumbullimit të armëve”, si dhe në emër të “zbulimit të ballistëve”, arrestoi me dhjetëra veprimtarë të shquar shqiptarë nga ky qytet me rrethinë, një pjesë e të cilëve u pushkatuan pa asnjë proces gjyqësor. Në mesin e të burgosurve ishte edhe komandanti i Zonës Operative I të LNÇJ-së për Maqedoni, Hamdi Dema,i cili u akuzua gjoja se në radhët e LNÇJ-së, ishte kyçur me sugjerimin e shërbimit sekret gjerman. Ja se si e shpjegon burgosjen e më pas vrasjen e Hamdi Demës, shërbimi sekret ushtarak jugosllav OZN-a:

“Hamdi Dema: Si agjent e MK AbWKdO 310, është futur në LNÇ-në në territorin Kërçovë-Dibër, ku arriti deri te pozita komandant i Zonës operative I, i cili shkonte në linjën e copëtimit të lëvizjes. Është burgosur dhe likuiduar në vitin 1944 nga të besuarit e OZN-së gjatë përpjekjes së arratisjes nga burgu i Prilepit”.

Ndaj / Сподели