LAJME
“Të pafytyrë, mashtrues, pjellë” – fjalori i degraduar i Ziadin Selës, si dikur i babait të tij shpirtëror Menduh ThaçitMinistri izraelit: I gjithë Libani të digjet, për çdo lot të derdhur të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnëE rrahin brutalisht në tualetin e lokalit në Gostivar: 17-vjeçari goditet me send të fortë dhe bie pa ndjenjaMacron: S’besoj se lufta midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar plotësishtTrump pas nënshkrimit të memorandumit me Iranin: Tregova edhe një herë se nuk ka kufizime për pushtetin timFluturonte me 188 km/h në Maqedoni: Serbit i konfiskohet Porsche-ja dhe përfundon në burgGjenden 12 migrantë në një “Mercedes” pas ndjekjes policore në Shkup, shoferi në arratiLajm i trishtë: Ndërron jetë djaloshi i ri nga Dobërdolli i Gostivarit“Të pafytyrë, mashtrues, pjellë” – fjalori i degraduar i Ziadin Selës, si dikur i babait të tij shpirtëror Menduh ThaçitMinistri izraelit: I gjithë Libani të digjet, për çdo lot të derdhur të një nëne izraelite, një mijë nëna libaneze duhet të qajnëE rrahin brutalisht në tualetin e lokalit në Gostivar: 17-vjeçari goditet me send të fortë dhe bie pa ndjenjaMacron: S’besoj se lufta midis SHBA-së dhe Iranit ka mbaruar plotësishtTrump pas nënshkrimit të memorandumit me Iranin: Tregova edhe një herë se nuk ka kufizime për pushtetin timFluturonte me 188 km/h në Maqedoni: Serbit i konfiskohet Porsche-ja dhe përfundon në burgGjenden 12 migrantë në një “Mercedes” pas ndjekjes policore në Shkup, shoferi në arratiLajm i trishtë: Ndërron jetë djaloshi i ri nga Dobërdolli i Gostivarit
Lajmi ditës

Aksidenti fatal në Pogradec, Elmedina Lloga është 26-vjeçarja nga Struga që mbeti e vdekur

Aksidenti fatal në Pogradec, Elmedina Lloga është 26-vjeçarja nga Struga që mbeti e vdekur

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Pogradec, në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut. Viktima është identifikuar si Elmedina Lloga, e cila ndodhej si pasagjere në një prej automjeteve të përfshira në aksident.

Sipas Policisë së Shtetit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30, kur automjeti me drejtues shtetasin G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga shtetasi E. LL., banues në Maqedoninë e Veriut.

Përplasja ka rezultuar fatale për 26-vjeçaren, ndërsa janë dëmtuar edhe drejtuesit e të dy automjeteve si dhe dy pasagjerë të tjerë.

Të katër të plagosurit ndodhen në spital dhe po marrin mjekim, ndërsa sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Ndaj / Сподели