Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka komentuar rezultatet preleminare të 7 qershorit.
Ai ka bërë me dije se me 80% të votave për PDK-në, qytetarët e Skenderajt dëshmuan edhe një herë besimin e palëkundur ndaj kësaj partie.
Ai ka falënderuar qytetarët për daljen në zgjedhje.
“Faleminderit Skenderaj ❤️ Me 80% të votave për PDK-në, qytetarët e Skenderajt dëshmuan edhe një herë besimin e palëkundur ndaj shtëpisë tonë të përbashkët politike. Kjo është fitore e qytetarëve të Skenderajt. Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar ai.
